back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeRaportuesi për vizat: Mjaftë fajsuat BE-në, kryeni detyrat tuaja dhe do ti...

Raportuesi për vizat: Mjaftë fajsuat BE-në, kryeni detyrat tuaja dhe do ti keni vizat

Të ngjajshme

Liberta shijon pushimet në Ibiza me një paraqitje natyrale

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, po kalon ditë relaksi...

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës...

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një...

Akuzat e liderëve kosovar duke fajësuar Bashkimit Evropian për ngecje të procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk zgjidhin asnjë problem që ekziston tani mes Kosovës dhe BE-së, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Soltes si pasues i Ulrike Lunacek, në këtë detyrë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se shpreson se regjimi i vizave për kosovarët të hiqet së shpejti por kjo gjë varet nga ajo se sa shpejtë i Qeveria e Kosovës i kryen detyrat e veta.

I pyetur se të komentonte deklaratat e Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës, të cilët në vazhdimësi hedhin fajin në drejtim të BE-në për vonesa në procesin e integrimit, Soltes ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të justifikueshme dhe se nuk zgjidhin asgjë.

“Nuk mendoj se deklaratat e Kryeministrit dhe të Presidentit të Kosovës janë të justifikuara. BE po bën çmos për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE. Duhet të jemi të vetëdijshëm se të dyja palët janë përgjegjëse për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, ka thënë Soltes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz