BallinaLajmeSkenderaj, Vëllezërit Gashi nga Terrnavci, tregojnë shpirtin e tyre human (FOTO)

Skenderaj, Vëllezërit Gashi nga Terrnavci, tregojnë shpirtin e tyre human (FOTO)

Të ngjajshme

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot kryesisht...

“A do të jem nëna më e mirë në botë?” Engji publikon këngën për pritjen e ëmbël

Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu ka publikuar këngën e...

Netanyahu mirëpret marrëveshjen miliardëshe për blerjen e F-35 dhe F-15IA nga SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mirërpritur blerjen e planifikuar...

Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka njohur deri tash Kosovën

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis...

Vëllezërit  Gashi nga fshati Terrnavc i Komunës së Skenderajt, me punë në Gjermani kanë vazhduar me humanizmin e tyre në prag të festave të fundvitit.

Këtë herë ata kanë dhuruar pako ushqimore në vlerë prej 1000 euro për familjet që janë në asistencë sociale në Komunën e Skenderajt. Ata në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale kanë përzgjedh familjet me nevojë.

Iniciativa e këtyre mërgimtarëve tanë në prag të festave, dëshmon përkushtimin e diasporës për vendin, dhe kjo është periudha e vitit kur e gjithë shoqëria duhet të tregojë më shumë solidaritet përballë shtresave në nevojë.

Por kjo nuk është ndihma e vetme që vëllezërit Gashi kanë dhënë këtë vit.

Ata me donacion i janë bashkuar edhe iniciativës së deputetit Bekim Haxhiut, në ndërtimin e dy shtëpive, për shtëpinë e Skender Asllanit në Abri dhe Bashkim Ejupit në Baks,  të cilët ishin përkrahur edhe nga komuna e Skenderajt./PrishtinaPress.eu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz