BallinaSportÇfarë i tha Ronaldo, Messi pas ‘El Classicos’

Çfarë i tha Ronaldo, Messi pas ‘El Classicos’

Të ngjajshme

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë lirisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e...

“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror

Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për...

Muaj i ndarjes/ Çifti i njohur i jep fund fejesës

Kelly Osbourne dhe Sid Wilson janë ndarë vetëm shtatë...

Në Santiago Bernabeu, tifozët e Real Madrid po prisnin me padurim të shihnin ekipin e sapo kurorëzuar kampion bote në Abu Dhabi, skuadra më e mirë e vitit me pesë tituj të fituar.

Dhe ku do të kishte më mirë se sa të festonin titullin e fundit me një fitore ndaj rivalëve të përhershëm FC Barcelona. Një fitore që do t’i rikthente në luftën për titull.

Në krahun tjetër, tifozët katalanas donin hakmarrjen. Humbja në superkupë ishte një plagë e pashëruar.  Ndeshja tashmë dihet se si përfundoi. Një fitore fantastike e vizitorëve të cilët kanë hequr Los Blancos nga lufta për titull.

Katalanasit mbase janë treguar më të kujdesshëm, sidomos në pjesën e parë, por luajtën më mirë dhe këtë e ka pranuar edhe vetë portugezi në fund të takimit drejt rivalit të tij Lionel Messi.

Numri 7 madrilen ka pranuar se kundërshtari luajti më mirë dhe arriti t’i menaxhonte më mirë momentet kur kishte topin në zotërim.

Gjithsesi ai ka pranuar se Real Madrid nuk do të dorëzohet në luftën për titull, megjithëse mund të duket një mision i pamundur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz