BallinaLajmeMoti për javën që vjen

Moti për javën që vjen

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se, sipas parashikimeve, në javën e fundit të këtij viti do të mbajë mot relativisht i butë në Kosovë.

“Java e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius duke shënuar rënie në fundjavë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

IHMK shton se “nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë prej 5 deri në 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz