BallinaRegjionaleIniciativa e deputetit Haxhiu bëri me shtëpi një familje në Baks të...

Iniciativa e deputetit Haxhiu bëri me shtëpi një familje në Baks të Skenderajt (Foto)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Bashkim Ejupi nga fshati Baks i komunës së Skenderajt sot është bërë me shtëpi të re, falë iniciativës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan Drenica Press

Deputetin Haxhiu i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ia dorëzuan çelesta e shtëpisë Bashkim Ejupit.

Image may contain: 1 person, outdoor

Ndërtimi i shtëpisë së Bashkimit u bë me iniciativën dhe mbështetjen financiare timen dhe të donatorëve: Afrim Gashit donator kryesorë, pronar i kompanisë “Gashi Armierungsbau” Cottbus-Gjermani, Gjeneral Nuradin Lushtaku, Abedin Bajraktari, pronar i kompanisë “ADIFIX” nga Klina e Epërme, Enver Mula pronar i kompanisë “Lindi” Skenderaj dhe njerëzve të tjerë vullnetmirë.
Në ndërtimin e shtëpisë ka ndihmuar edhe komuna e Skenderajt, shkruan deputeti Haxhiu.

Image may contain: sky, tree, house, plant and outdoor

Kujtojmë se kjo është shtëpia e shtatë e ndërtuar me iniciativë të Bekim Haxhiut që nga mandate  i tij i tretë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Ndërtimi i shtëpive për ata që kanë nevojë për mbështetje dhe dhjetë bursat e ndara për studentët me bëjnë të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe i plotësuar që në prag feste t’i sjellim lumturinë atyre që kanë nevojë”.

I gëzofshin e paçin shëndet bashkë me familjet e tyre!, ka shtuar deputeti Haxhiu. /Drenica Press/

Image may contain: bedroom and indoor

No automatic alt text available.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz