BallinaLajmeVendos qeveria, edhe zëvendëskryeministrat do të bëhen me këshilltarë

Vendos qeveria, edhe zëvendëskryeministrat do të bëhen me këshilltarë

Të ngjajshme

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt në mëngjesin e sotëm, u morën disa vendime.

Në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi që Pallati i Rinisë t’i kthehet në pronësi komunës së Prishtinës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe për transfere dhe rialokime të organizatave buxhetore për vitin 2017.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se me këtë vendim janë bërë edhe harmonizimi i pagave dhe mëditjeve të nivelit qendror

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e së premtes së qeverisë, gjithashtu mori vendim që të përkrahë shoqatën e malazezëve me 16 mijë e 800 euro.

Veç këtyre, shefi i qeverisë kosovare tha se në bazë të pikës 3.1 të një vendimi, shtohen edhe disa zyrtarë tjerë.

Secili zëvendëskryeministër do ta ketë edhe nga një këshilltar.

“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha Ramush Haradinaj.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme doli vendimi që Haradinaj kishte marrë për rritjen e pagave, duke nisur nga vetë ai.

Haradinaj kishte vendosur që ta shpërblente veten me pagë 2 mijë e 950 euro, zv/kryeministrat dopaguehn me 2 mijë e 500 euro në muaj, kurse ministrat me nga 2 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz