BallinaLajmeQeveria merr vendim që edhe zëvendëskryeministrat të bëhen me këshilltarë

Qeveria merr vendim që edhe zëvendëskryeministrat të bëhen me këshilltarë

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta kenë nga një këshilltar, por gjithashtu ka miratuar propozim-vendimin me të cilin Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim që Pallati i Rinisë të hiqet nga kompetenca e AKP-së dhe t’i kalojë Komunës së Prishtinës

Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimi për inkasimin e fondeve të paalokuara në buxhetin e Kosovës sipas njoftimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, shuma e të cilave është 11 milionë euro, përcjell Gazetametro.

Qeveria, po ashtu, ka miratuar programin e statistikave zyrtare për vitet 2018-2022, si dhe propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/31 të datës 28 gusht 2008.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në pikën 3.1 të vendimit të shtohen edhe zyrtarët në vijim që i keni plus.

“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz