Para këshilltarëve të rinj, mysafirëve të shumtë dhe të ftuarave të tjerë, në këtë seancë inauguruese përveç kryetarit Bahtiri dhanë betimin edhe këshilltarët e rinj të komunës së Mitrovicës .
Me këtë rast hapjen e seancës solemne e bëri kryetari Bahtiri i cili i përgëzoj të gjithë asamblistët për fushatën dinjitoze si dhe për besimin e marrë për ti përfaqësuar sërish qytetarët e Mitrovicës.
Sipas rregullores seancën solemne e drejtoj këshilltari më i vjetër i kuvendit të komunës Gani Haliti, i cili këshilltarëve ua sqaroj procedurën e dhënies së betimit.
Më pas kryesuesi Haliti, e lexoj betimin të cilin e përsëritnin edhe këshilltarët e posazgjedhur të kuvendit te komunës.
Me të përfunduar betimin këshilltaret e kuvendit të komunës, para mikrofonit, doli kryetari i rizgjedhur i komunës se Mitrovicës për periodën e ardhshme 4 vjeçare, Agim Bahtiri.
Pasi që u betua, kryetari Bahtiri, para këshilltarëve të rijnë dhe mysafirëve të shumtë mbajti një fjale rasti, ku theksoj se do të punoj me përkushtim të jashtëzakonshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve Mitrovicas , pamarre parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, apo partiake.
“ Unë edhe një herë i falënderoj qytetarët që besuan në programin tim, të cilët vlerësuan pozitivisht punën time, gjatë periodës së kaluar 4 vjeçare dhe që duke u bazuar me këtë më votuan bindshëm që të udhëheq Mitrovicën edhe për 4 vite të ardhshme “, tha aj.
Kryetari Bahtiri pas fjalës së rastit caktoj mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të komunës për të enjten, më datën 21. 12 2017, me fillim në ora 11, në të cilën do të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të komunës, ku më këtë raste këshilltarët komunal të cilët munguan në këtë mbledhje do të japin betimin.
Dhënia e betimit nga ana e kryetarit Bahtiri, zgjoi interesim të madhe tek qytetarët, të cilët kishin mbushur oborrin e komunës , korridorin dhe sallën ku po mbahej mbledhja për ta pritur , përshëndetur dhe për t’i uruar mandatin e ri qeverisës.








