back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje për grabitjen në bankën "Wester Union"

Policia jep detaje për grabitjen në bankën “Wester Union”

Të ngjajshme

Tre persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në grabitjen e filialit të bankës “Wester Union”, në Prishtinë.

Zyrtarë nga Policia rajonale në Prishtinë, kanë konfirmuar për Express se në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm, është grabitur banka “Wester Union”.

Të dyshuarit kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkaq Policia njofton se është në kërkim të tyre.

“Rreth orës 09:30 është pranuar informata për një grabitje në rrugën Gazmend Zajmi, respektivisht në një nga filialet “Wester Union”. Sipas informacioneve të para dyshohet që 3 persona të kenë qenë pjesëmarrës të cilët më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia menjëherë ka dalë vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve te nevojshme si dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz