back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeVjen super lajmi për nxënësit e Skenderajt

Vjen super lajmi për nxënësit e Skenderajt

Të ngjajshme

Nxënësit e komunës së Skenderajt të shkollës së mesme profesionale si duket do t’ju buzëqeshë fati më së miri, pasi atyre ju është ofruar një mundësi shumë e mirë për të shkuar në Gjermani për të punuar dhe për t’u shkolluar, transmeton Drenica Press.

Sipas zëvendës drejtorit të shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, Lavdim Uka bëhet e ditur se pas dorëzimit të dokumenteve për të shkuar në Gjermani, nxënësit e kësaj shkolle do t’i nënshtrohen intervistës me datën 19.12.2017 ditë e (Martë) në ora 10:00

Kështu nxënësit që do të përzgjidhen do të kenë mundësinë për të shkuar në Gjermani. Kjo mundësi vlen vetëm për ata nxënës që kanë përfunduar këtë shkollë dhe kanë aplikuar ditë më parë.

Kujtojmë se ky projekt është i përkrahur nga GIZ-i gjerman dhe nga DAS, të cilët njëherit janë monitorues të këtij projekti për të punësuar nxënës të kësaj shkolle në Gjermani./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz