back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeFituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi: Bitcoin është sikur loja në kazino

Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi: Bitcoin është sikur loja në kazino

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi për vitin 2017, Richard Thaler ka thënë se monedha tashmë e njohur, e cila është duke u përdorur e populluar çdo ditë, Bitcoin është sikur loja në kazino.

Në një intervistë për agjencionin suedez të lajmeve TT, fituesi i Çmimit Nobel për ekonomi, por edhe profesor, ka thënë se janë dy gjëra që më së shumti e shqetësojnë atë.

Të parën e radhiti presidentin e SHBA’së Donald Trump, ndërsa si shqetësim të dytë e cilësoi Bitcoin.

“Shqetësimi im i parë është Donald Trump, për të cilin mendoj se nuk ka konsideratë për dijen, për shembull, nuk ka asnjë këshilltarë me gradë akademiku dhe as që ka konsideratë për njerëz të shkolluar mirë”, tha ai për TT, transmeton Express.

Kurse, Thaler si shqetësim të dytë i tij, tha se është Bitcoin. “Kjo kryptovaluta është si lojë në kazino”.

Ai, në këtë intervistë mori edhe një shembull se si mendon ai që është Bitcoin.

“Është një ballkon me një kurs turbulent dhe në momentin që ai ballon të pëlcasë, dera e emergjencës për dalje do të jetë tepër e ngushtë dhe shumica do mbesin brenda”, ka deklaruar Thaler.

Profesori gjithashtu krahason Bitcoinin edhe me tregtinë me narkotikët dhe biznese të tjera të jashtëligjshme.

Kurse, për interesimin e njerëzve për këtë valutë, ai tha se është afekt psikologjik, pasi që sipas tij, njerëzit nga frika se po humbin një shancë të madhe për fitim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz