back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEkskluzive: Mblidhet kryesia e KF Feronikelit, merret ky vendim i rëndësishëm (Foto)

Ekskluzive: Mblidhet kryesia e KF Feronikelit, merret ky vendim i rëndësishëm (Foto)

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Pas gjendjes së krijuar në Klubin e Futbollit Feronikeli dhe dhënies së dorëheqjes së kryetarit të klubit Ekrem Elshani dhe shtabit teknik, sot me datën 13.12.2017 ne ora 17:00, nënkryetari i klubit, Agim Kastrati ka thirrur në takim tre anëtarët e kryesisë; Naser Rexhepi, Haxhi Lladrovci, Adem Bucolli si dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu për të shqyrtuar gjendjen aktuale në klub, njofton drenicapress.info

Të gjithë anëtarët e bordit kanë marr vendim që Agim Kastrati të ushtroj detyrën e kryetarit të klubit deri në mbledhjen e ardhshme të klubit e cila do të thirret ditëve në vazhdim dhe do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i klubit.

Klubi i futbollit Feronikeli njofton të gjithë lojtarët e klubit se do t’i përmbahemi të gjitha kontratave dhe obligimeve që janë të përfshira në kontratë dhe se do t’i realizojmë ato. Ndaj ftojmë të gjithë që të vazhdojnë stërvitjet dhe detyrat të cilat caktohen nga trajnerët.

Në këtë takim u mor vendim që si trajner kryesor të vazhdojnë Zekirija Ramadani dhe ndihmës trajner Ramiz Dervishi për të vazhduar traditën e vjetër të klubit dhe tifozëve të klubit që sukseset të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.

Ne si anëtarë të kryesisë pranojmë dorëheqjen e tyre, njëherë falënderojmë gjithsecilin për kontributin e tyre ne klubin e Feronikelit. Ftojmë gjithë bizneset, qytetarët, simpatizantët e tifozët që të vazhdojnë përkrahjen për klubin e tyre të zemrës që sukseset e klubit të Feronikelit t’i bashkë ndjejmë së bashku. Klubi i Feronikelit do ju mbajë të informuar për secilin aktivitet të mbajtur. Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin tuaj! Me respekt U.D Agim Kastrati. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz