BallinaRegjionaleDrenasA do t’i njeh FFK-ja fletë-lëshimet e futbollistëve të Feronieklit?!

A do t’i njeh FFK-ja fletë-lëshimet e futbollistëve të Feronieklit?!

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Informacionet e fundit nga Drenasi janë se futbollistët e Feronikelit janë lënë të lirë nga kryesia e klubit, para se anëtarët e saj t’i japin dorëheqjet e kërkuara nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton “Zëri”.

Nga Drenasi bëhet e ditur se futbollistët tashmë kanë marrë fletë-lëshime dhe më pas kryesia është përshëndetur me ta dhe e ka lëshuar klubin.

Mirëpo, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) tash për tash nuk e din nëse do t’i trajtojë si valide ato fletë-lëshime.

“Ne nuk kemi informacione përpos këtyre që po i marrim nga mediat. Kështu që nuk e dimë nëse u janë dhënë fletë-lëshimet futbollistëve, apo kur u janë dhënë – më herët apo pas krejt kësaj situate”, ka deklaruar FFK-ja për “Zërin”.

“Ne presim të marrim informata zyrtare dhe të gjitha rastet do t’i trajtojnë me kujdes dhe profesionalizëm në komisionet tona në FFK. Sigurisht, se këto fletë-lëshime të përfolura do t’i trajtojmë në mënyrë më të veçantë sepse rasti si rast është i veçant”, ka theksuar FFK-ja. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz