BallinaLajmeSekretari i VV-së: Mos u brengosni, do ta ruajmë unitetin

Sekretari i VV-së: Mos u brengosni, do ta ruajmë unitetin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka thënë se VV nuk do të dobësohet sepse i forti i duhet vendit. Kjo deklaratë e tij erdhi pas situatës së krijuar që nga dje, kur u publikuan mesazhet në një grup të viberit të deputetëve të VV-së, ku deputetja Aida Dërguti ofendoi themeluesin dhe deputetin Albin Kurti – shkruan Periskopi.

Tutje, Kurteshi shkruan se aktivistët dhe përkrahësit e VV-së duhet të mos bien pre e thashethemeve dhe t’i ruajnë raportet e mira mes veti.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Të nderuar aktivist dhe miq të Lëvizjes Vetëvendosje,

E kuptoj shqetësimin e të gjithë juve që po më shkruani nga të gjitha anët, në lidhje me situatën e krijuar në Vetëvendosje. Unë jam shumë i sigurt se Vetëvendosja, përmes të organeve të saja udhëheqëse dhe vendimmarrëse, si dhe dokumenteve të Lëvizjes, me gjakftohtësi, do t’i tejkalon këto probleme, që në fund të fundit janë probleme të natyrës njerëzore.

Natyrisht, rrol të madh në këtë situatë luani Ju aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos rënë pre e thashethemeve dhe duke i ruajtur raportet e mira në mes veti.

Vetëvendosja nuk bënë dhe nuk do të dobësohet sepse e fort i duhet vendit, e të fort e bënë mençuria dhe parimësia e udhëheqjes së saj dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, që u provua edhe në zgjedhjet e këtij viti.

Me mendje e me zemër i juaji

Ismajl Kurteshi, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz