back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeVeseli: Për 25 vjet Caritasi i qëndroi pranë popullit të Kosovës

Veseli: Për 25 vjet Caritasi i qëndroi pranë popullit të Kosovës

Të ngjajshme

PEJË – KUSH FITOI SOT TEK KASTRATI NË LOJËN “MBUSHE 15, FITO 15”?

Sot, në pikën KASTRATI në hyrje të Pejës, atmosfera...

Kryeziu i bënë ‘për pesë pare’ partitë opozitare: Po tkurreni para Albin Kurtit

Ismet Kryziu nga KDI ka kritikuar ashpër partitë opozitare...

Futbollisti i Prishtinës largohet pas 2 muajsh, klubi “tregon arsyen”

Sulmuesi shqiptar, Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës vetëm gjatë...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një akademi solemne me rastin e 25-vjetorit të themelimit të organizatës Caritas Kosova, tha se populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës njerëzve të kësaj organizate, për punën e tyre të palodhshme në ditët e vështira dhe në sfidat e mëdha që ka kaluar.

Para drejtuesve të kësaj organizate, përfaqësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe të pranishmëve të tjerë, Veseli tha se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të mund të arriheshin pa ndihmën e madhe e të pakursyer të miqve tanë nga të katër anët e botës.

Ai tha se një vend të nderuar në mesin e tyre e ka edhe organizata Caritas, e cila që në fillim u vendos në Kosovë për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve të Kosovës, në nevojat dhe hallet e jetës së tyre të përditshme.

“Gjej rastin, që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’i falënderoj veprimtarët e saj të këtyre 25 viteve për ndihmën e madhe që i kanë dhënë popullit të Kosovës. Ne do tu jemi përgjithmonë mirënjohës atyre. Ata janë në zemrat e sa e sa familjeve kosovare që gjetën ngrohtësi njerëzore dhe solidaritetin kristian tek Caritasi”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se është pikërisht ky solidaritet që i dha botës heroinën më të madhe të humanizmit në botën bashkëkohore, bijën tonë, Nënë Terezën.

“Edhe sot, Caritas Kosova është partner strategjik i institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve të caktuara për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Prandaj, i urojmë Caritasit të Kosovës edhe shumë përvjetorë, edhe shumë suksese dhe angazhime në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, pa dallime”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli. ​/Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz