BallinaKulturëMRKS shënon ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

MRKS shënon ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit organizon ngjarjen e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me 5 dhjetor, në Hotel Swiss Diamond Prishtinë, nga 14:30 deri 17:00.

Përzemërsisht jeni të ftuar të na bashkoheni në shënimin e kësaj dite. Dita ndërkombëtare e vullnetarëve do të përfshijë fjalime inspiruese nga Kujtim Gashi, Ministër i Ministrisë së Kultures, Rinisë, dhe Sportit, Dr. Brandao Co, Head of UNICEF Office, Jan Braathu, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.

Rikujtojmë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është institucion kompetent për njohjen e statusit të vullnetarit rinor dhe përvojën e punës vullnetare bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare Nr.01/2016.

Gjithashtu do të mësoni më shumë rreth platformës për Vullnetarët e Kosovës, përmes së cilës vullnetarëve të rinj mund të ju njihet puna zyrtarisht, dhe të pajisen me certifikata. Kjo ngjarje mbështetet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe UNV.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz