BallinaLajmeQeveria sapo e mori këtë vendim për Demarkacionin

Qeveria sapo e mori këtë vendim për Demarkacionin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtoj projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic e ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 17 të qeverisë Haradinaj.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish- komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, qe udhëhiqe nga ana e Murat Mehës.

Ndërkohë, është paralajmëruar se shumë shpejt qeveria pritet që ta procedoj në Kuvend marrëveshjen për demarkimin e kufirit së bashku me gjetjet e reja të Komisionit të ri për demarkimin e kufirit, në krye më Shpejtim Bulliqin.

Derisa nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj vazhdojnë të këmbëngulin që s’do ta votojne këtë version të demarkacionit, nga PDK tashmë kanë thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro.

Është vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili ka theksuar se të gjithë deputetët e partisë së tij do të votojnë pro, përpos Nait Hasanit.

Ndryshe, marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ishte arsyeja pse opozita në legjislaturën e kaluar kishte hedhur gaz lotsjellës dhe kishte organizuar protesta ta shumta, në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, me arsyetimin se Kosova humb më shumë se 8 mije hektar.

Nga Mali i Zi, konsiderojnë se kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar nga ish- ministri i Jashtem Hashim Thaçi dhe ministri malazez më 2015, për ta është nje çështje e përfunduar.

Edhe bashkësia nderkombëtare, përfshirë SHBA-të dhe vendet e BE- së në vazhdimësi u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta miratojnë këtë marrëveshje, e cila është edhe kusht për procesin e liberalizimit të vizave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz