BallinaLajmeMinistri Beqaj ka një lajm të mirë për sektorin privat

Ministri Beqaj ka një lajm të mirë për sektorin privat

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në hapjen e “Javëve të Biznesit Kosovar 2017”, organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit me qëllim të përkrahjes së prodhimit vendor.

Ministri Beqaj me këtë rast ka deklaruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për qëllim riorientimin ekonomik. Ai më tej ka theksuar përkushtimin e Ministrisë në përkrahje të inovacionit dhe sektorit privat, si në subvencione ashtu edhe në investime kapitale, duke siguruar se do të themelohen edhe Qendrat për Inovacion.

“Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi mbi 95 % të buxhetit e ka për përkrahje të sektorit privat, qoftë në subvencione, qoftë në projekte kapitale. Do të bëjmë Qendra për Inovacion aty ku do të vlerësojmë se është pozitive”, tha ministri Beqaj.

“Javët e Biznesit Kosovar” sivjet po organizohet për herë të 15 nga Aleanca Kosovare e Biznesit, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, dhe do të zgjasë nga 28 nëntori 2017 deri më 17 shkurt 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz