back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Myslimanizmi në Kosovë është tradicional dhe i respektuar

Haradinaj: Myslimanizmi në Kosovë është tradicional dhe i respektuar

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e raportit “Të kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës në Kosovë, intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”, të përgatitur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi UNDP-në për këtë raport, i cili ndihmon që të kuptohen arsyet dhe rrethanat pse i bëjnë të rinjtë t’u bashkohen lëvizjeve, luftërave dhe ideologjive, që rrezikojnë jo vetëm të tjerët, por edhe familjet dhe jetët e tyre.
Kryeministri Haradinaj, tha se ajo çfarë Kosova ka kaluar në këto 20 vjet, e që është një hapje në pluralizëm dhe liri, por edhe një hapje në mundësi dhe liri të mohuara në të kaluarën, i ka shërbyer Kosovës jo vetëm të identifikojë vlerat e veta të mirëfillta, por edhe të definojë vetveten.

“Kosova tani është e definuar si një vend, atdhe i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve si shumicë, i komuniteteve etnike dhe njëkohësisht Kosova e ka definuar vetveten edhe si atdhe i vlerave, me të cilat ne mburremi, edhe i diversitetit fetar, etnik dhe gjuhësor”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ideja se islami është i rrezikuar në Kosovë, është një ide false, ide e eksportuar në Kosovë nga ata që e kanë definuar rrjetin islamist si mënyrë që të zbatojnë agjendat e tyre, e që kanë për qëllim rrezikim e të tjerëve dhe jo vetëm rendin shoqëror dhe institucionet, por edhe qytetarët.

Me tej kryeministri Haradinaj theksoi se nuk është bërë luftë as të mbrohet as të zhvillohet islami në Kosovë, as të rritet e kultivohet, sepse feja islame, myslimanizmi në Kosovë është tradicional dhe i respektuar, duke bashkëjetuar me fetë tjera.

“Përhapja e ideologjisë fetare, ideologjisë islame nuk është vënë në shërbim të fesë, nuk ka për qëllim fenë, por është agjendë e rrezikshme, rrezikon Kosovën”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Kosova duhet thënë JO një projekti të tillë, që e vendosë Kosovën në hartën e gabuar.

Po ashtu, kryeministri tha se Kosova ka identitet që të bashkëjetojë me besimet fetare pas asnjë problem.

Më tutje, kryeministri tha se edhe pse vetëdija në Kosovë është ngritur, gjuha propagandistike ende mbetet shqetësuese.

“Ne jemi të gatshëm që t’i riatdhesojmë të gjithë ata që kthehen në bazë të ligjit dhe obligimeve që kemi dhe marrim përgjegjësinë që të sigurojmë jetën e secilit”, tha kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit