BallinaLajmeThaçi: KFOR-i po vazhdon të bëjë një punë të mrekullueshme në Kosovë

Thaçi: KFOR-i po vazhdon të bëjë një punë të mrekullueshme në Kosovë

Të ngjajshme

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje gjeneralit Salvatore Cuoci në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë në detyrën e re.

Ai ka thënë KFOR-i po vazhdon të bëjë një punë të mrekullueshme në Kosovë.

“Falë punës dhe përkushtimit, tashmë të dëshmuar prej gati rreth dy dekadash, KFOR-i gëzon besimin më të madh te qytetarët tanë dhe është në ballë të fushatave për ngritjen e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën qytetare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se do të mbetet i përkushtuar për një ambient të qetë, me liri të lëvizjes dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se KFOR-i po kryen një mision fisnik në Kosovë dhe e siguroi komandantin e ri të KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz