BallinaLajmeShabani, Ademi, Hamza,…: Dokumentar për 15 trashëgimtarët e rinj të familjes Jashari

Shabani, Ademi, Hamza,…: Dokumentar për 15 trashëgimtarët e rinj të familjes Jashari

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

“Çfarëdo që të ndodhë në jetë, edhe ashtu ka një vdekje. Janë veprat e mëdha që mbesin. Këto ishin fjalët e njeriut simbol të luftës e të lirisë, Adem Jasharit”.

“Është vepra dhe sakrifica e pashembullt e familjes Jashari. Një ngjarje që preku thellë zemrat e njerëzve anembanë botës. Por vulosi përfundimisht triumfin ndaj së keqes, ndaj pushtuesit serb”.

“Nata e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve, përjetësisht. Jo vetëm për flijimin e 20 anëtarëve të familjes Jashari, por për jehonën që bëri bashkë të gjithë shqiptarët”.

Këto janë fjalët me të cilat fillon dokumentari shkollor “Qysh kur leu dielli…”, përcjell Telegrafi, dokumentar ky i realizuar nga nxënësit dhe profesorët e Shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, dokumentar që u dedikohet trashëgimtarëve të familjes Jashari dhe sakrificës së kësaj familje të pashembullt në historinë njerëzore.
Dokumentari në fjalë, protagonistë ka trashëgimtarët e tyre të rinj, numri i të cilëve ka arritur në 15.
Përveç tyre, protagonist është edhe i zoti i Shtëpisë, Rifat Jashari.
Në videon më poshtë mund të dëgjoni rrëfimet e trashëgimtarëve të familjes Jashari, përfshirë të Ademit, Hamzës, e të tjerëve

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz