back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDaut Haradinaj tregon se çfarë do të bëj me revolen e vëllezërve

Daut Haradinaj tregon se çfarë do të bëj me revolen e vëllezërve

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj i cili së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin kishin dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së më 28 nëntor 1997, ka treguar se çfarë ruan ende nga ajo kohë.

Haradinaj në “Debat D” në RTV Dukagjini, ka treguar se ende e ruan revolen të cilën e kanë përdorur edhe të dy vëllezërit e tij Luani dhe Shkëlzeni.

“Unë e ruaj pistoletën, për shkak se atë e ka përdorur Luani fillimisht e pas tij Shkëlzeni. Besoj se kur të përmirësohen kushtet në Kosovë ajo do të jetë një dhuratë për Muzeun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se lloji i kësaj revole është “Magnum 357 Eagle”, dhe që sipas tij ishte revolja më e mirë e asaj kohe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz