BallinaLajmeMedia serbe: Flamujt e Shqipërisë po valojnë në Preshevë e Bujanoc, përkundër...

Media serbe: Flamujt e Shqipërisë po valojnë në Preshevë e Bujanoc, përkundër ndalesës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, më 28 nëntor, po valon dhe flet flamuri i Shqipërisë. Kështu nis artikulli i të përditshmes serbe ‘Blic’, i cili që në titull tregon se “Përkundër së është i ndaluar, Flamuri i Shqipërisë valëvitet në Presheve dhe Bujanoc”.

Artikulli nis me një historik të shkurtër të ditës më të veçantë për të gjithë shqiptarët, e cila shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, në Vlorë, shkruan Gazeta Express.

‘Blic’ shkruan se manifestimi qendror i shqiptarëve nga jugu i Serbisë u shënua nga një program kulturor-artistik në Qendrën Kulturore ‘Vuk Karadzic’ në Bujanoc. Tregohet se udhëheqësit politikë shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre. Madje, potencohet se përkundër festimeve nuk janë vërejtur forca të shtuara policore në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit.

Pastaj, artikulli i gazetës serbe, media për të cilën thuhet që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, raporton se përdorimi i flamurit të huaj është veprim i ndalur me ligj në shtetin serb.

Shteti mbron, por flamujt janë ende të vendosur, shkruan ‘Blic’, referuar vendosjes së flamurit kombëtar kuq e zi në komunat serbe të banuara më shqiptarë.

Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen me kundërvajtje, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë, vazhdon tutje artikulli i medias beogradase, përcjell në shqip Gazeta Express.

Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptareve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 nëntor.

“Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”, shkuan gazeta serbe. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz