BallinaShqiptarePAMJE TË RËNDA/ Dalin imazhet e shpërthimit ku u gjymtua i riu...

PAMJE TË RËNDA/ Dalin imazhet e shpërthimit ku u gjymtua i riu në Vlorë (VIDEO)

Të ngjajshme

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Një makinë tip fuoristradë u hodh në erë, ndërsa ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës, pranë degës së Sigurimeve Shoqërore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës, që shpërtheu kanë fluturuar në largësi.

Sipas informacioneve të para, makina drejtohej nga 25 vjeçari Ines Hajrulla, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të rënda. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese i është vendosur automjetit në pjesën e përparme te tij. Pas shpërthimit, automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. /abc news/

https://www.youtube.com/watch?v=xNuAIp3WTE0

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz