BallinaShqiptareMedia italiane: Shqipëria është gati t’ia shesë ujin Italisë, propozimi mund të...

Media italiane: Shqipëria është gati t’ia shesë ujin Italisë, propozimi mund të marrë jetë së shpejti

Të ngjajshme

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin shkruan se së shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë.

Në këtë shkrim janë zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama. Kjo media shkruan se guvernatori i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento, ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”, ka thënë guvernatori. “Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar: përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz