BallinaLajmeArmata e Ramushit arrin deri në 664 rekrutë

Armata e Ramushit arrin deri në 664 rekrutë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ramush Haradinaj njihej për komandant të vendosur në luftë. Dy dekada më vonë, kur është vënë në krye të ekzekutivit, ai po demonstron vendosmëri edhe për të thyer të gjitha rekordet për sa i përket mbipopullimit të kabinetit qeveritar.

Armata politike e tij mund të numërojë deri në 664 rekrutë, në rast se zbatohen ndryshimet që i ka bërë në një rregullore, e që për efekt kanë rritjen e numrit të këshilltarëve politikë që ai dhe ministrat mund të angazhojnë, por edhe bazuar në trendin e emërimit të zëvendësministrave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kabineti qeveritar që e drejton ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është më i madhi në historinë e Kosovës. Përpos tij, që është kryeministër, ka edhe 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, tre nga të cilët mbajnë edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, si dhe, deri tash, 64 zëvendësministra.

“Kabinet kinez” është epiteti që jo pak njerëz ia kanë dhënë Qeverisë së këtij mandati, shkaku i këtyre numrave. Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina dhe gati në këtë raport ka popullatë më pak, por ka një zëvendëskryeministër dhe një ministër më shumë se ekzekutivi i këtij shteti aziatik. /koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz