BallinaLajmeKatër komuna nën ethet e votave me kusht

Katër komuna nën ethet e votave me kusht

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Numërimi i votave me kusht, i votave nga diaspora, si dhe i votave të personave me nevoja të veçanta po i mban nën “ethe” kandidatët për kryetarë të komunave, ku diferenca në vota është shumë e vogël.

Bëhet fjalë për Prishtinën, Prizrenin, Dragashin dhe Istogun, ku diferenca në vota nuk shkon më shumë se qindra sosh.

Në Prishtinë diferenca mes Shpend Ahmetit (LVV) dhe Arban Abrashit (LDK) është vetëm 307 vota, ndërsa në Prizren diferenca mes Mytaher Haskukës (LVV) dhe Shaqir Totës (PDK) është 330 vota.

Në Istog Haki Rugova i LDK-së prin për 670 vota nga kundërkandidati i tij, Gani Dreshaj (AAK), ndërsa në Dragash vetëm 41 vota e bëjnë diferencën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas përmbylljes së procesit të votimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore, shkruan “Zëri”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat sipas procedurave të parapara. Deri më tani materiali i ndjeshëm zgjedhor është pranuar nga pjesa më e madhe e këtyre komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në njoftim theksohet se pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, e cila është përdorur në vendvotime, si dhe do të bëhet skanimi i formularëve të rezultateve të krijuara në vendvotim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz