Sot gjatë tubimit zgjedhor të kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi e pranishme ka qenë edhe një përkrahëse e veçantë e saj, raporton Sovrani.info
Prezente në tubim ishte edhe gjyshja e saj 102 vjeçare, e cila vazhdimisht duartroket mbesën gjatë fjalimit para qytetarëve.Idrizi në fjalën e saj ka thënë se siguron që të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga programi i saj.
“Edhe gjyshja ime dhe të gjithë gjyshërit të gëzojnë një pelqëri të dinjitetshme”, ka deklaruar Idrizi.Valdete Idrizi ka përsëritur edhe njëherë përfitmet e qytetarëve të Mitrovicës nga programi i saj qeverisës, raporton Sovrani.info
Po do të ketë rrugë më të mira, më shumë parqe, çerdhe e laboratore të mbushura. Më shumë sport e kulturë. Më shumë qasje dhe përkrahje për personat me aftësi të vecanta.
Do të ketë më shumë punësim në Mitrovicë”, ka thënë Idrizi në tubimin zgjedhor në Mitrovicë.Ajo ka folur për qeverisjen e katër viteve të fundit, e që sipas saj nuk ka qenë e dinjitetshme për qytetarët.“Nuk duam ta shohim Mitrovicën që të qeveriset pas. Këto katër vite ju shkaktuan shumë dëme dhe ju ofrua trajtim jo dinjitoz”, ka deklaruar ajo./Sovrani.info

