BallinaLajmeNjëri nga kriminelët më të njohur të shekullit të 20 është para...

Njëri nga kriminelët më të njohur të shekullit të 20 është para vdekjes

Të ngjajshme

Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...
Psikopati është në gjendje kritike dhe është transportuar në spital: “Nuk do të përfundojë mirë, vetëm është çështje kohe..”

Lideri famëkeq i kultit dhe vrasësit masiv Charles Manson, porositës i vrasjes së aktores Sharon Tate në vitin 1969, është në spital dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet, shkruan në faqen informative TMZ, përcjell Gazeta Metro.

Vrasësi me  tatuazh “svastkë” në ballë, i vjetër 83 vjeç, është transportuar urgjentisht në spital në Bakersfield në Kaliforni, para tri ditësh.

Aty i është nënshtruar analizave.

“Nuk do të kryhet mirë për të”, thotë burimi.

Njëri prej kriminelëve më të njohur në SHBA gjendet në burg për më shumë se 40 vite, transmeton gazetametro.net.

Ai u dënua me vdekje në vitin 1971 me katër idhtarë të vet për shkak të vrasjes së shtatë personave, në mes të cilëve edhe të Sharon Tate, e cila në atë kohë ishte bashkëshortja e Roman Polanski’t dhe shtatzënë tetë muaj e gjysmë, në gusht 1969.
Dënimet e tyre u ndryshuan në burgim të përjetshëm.

Manson kah fundi i vitit 2014 ka kërkuar leje që të martohet me 26 vjeçen Afton Elaine Burton, gjë që nuk ndodhi.

Në vitin 2012 ka parashtruar një nga kërkesat e panumërta që të lirohet përkohësisht, e cila i është refuzuar.
Tani, nëse është gjallë, duhet të pres vitin 2027 për të parashtruar kërkesën e re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz