BallinaLajmeBeqaj: Po përkushtohemi për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë

Beqaj: Po përkushtohemi për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në hapje të Konferencës së parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka folur për rëndësinë e komunikimit në mes të akademisë, komunitetit të biznesit dhe institucioneve kompetente, për rishikim të kurrikulave në harmoni me nevojat e ekonomisë.

Para të pranishmëve, ministri Beqaj ka thënë se ministria që ai drejton do të përkushtohet për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës.

Po ashtu, ministri Beqaj ka theksuar edhe rëndësinë që ka investimi në hulumtim dhe zhvillim, për rritje të produktivitetit, si dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të reja tek bizneset ekzistuese, për t’u bërë konkurrente, për të rritur produktivitetin dhe për të plotësuar standardet.

Konferenca e parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik” po organizohet nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe do të zgjasë dy ditë. Në të po marrin pjesë profesorë eminentë të fushës së ekonomisë nga disa universitete të Evropës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz