BallinaRegjionaleMitrovicëNë Mitrovicë gjenden pasuri që kushtojnë miliona

Në Mitrovicë gjenden pasuri që kushtojnë miliona

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ndonëse një pjesë është shitur më herët, mbi 80 milionë tonë mbetje industriale të “Trepçës”, që përbëjnë metal, plumb, zink, argjend dhe metale tjera të rralla të akumuluara gjatë 80 vjetëve të punës së gjigantit ekonomik, do të trajtohen pas zyrtarizimit të Ligjit për “Trepçën”.

Nga trajtimi (shitja) i mbetjeve industriale “Trepça” do të përfitojë miliona euro.

Ndër problemet me të cilat përballet “Trepça” pa dyshim janë mbetjet industriale nga përpunimi i xehes me flotacion dhe metalurgji, të cilat kanë dëmtuar në masë të madhe ambientin në Mitrovicë dhe krahas kësaj edhe e kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Mitrovicës.

Aktualisht janë 60 milionë tonë të mbetjeve industriale, të cilat janë vendosur kryesisht brigjeve të lumenjve.

Mbetjet industriale të patrajtuara për gati 80 vjet të punës së gjigantit ekonomik kosovar “Trepça” mbesin kërcënim i përhershëm për shëndetin e qytetarëve të Mitrovicës, shkruan “Zëri”.

Të rrezikuar janë jo vetëm banorët e jugut të Mitrovicës, por edhe ata të veriut. Dihet tashmë problemi me pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët kanë jetuar me vite të tëra pas lufte në kampet në veri të Mitrovicës, tek të cilët është gjetur plumb në gjak.

Me këta qytetarë të komunitetin rom, të cilët tashmë janë kthyer në shtëpitë e rindërtuara të tyre në “Lagjen e Romëve” në jug të Mitrovicës, akoma është duke u marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila nëpërmes të UNMIK-ut ka administruar me Mitrovicën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz