Ndonëse kanë kaluar 18 vite që atëherë, përjetimet e tmerrshme nga lufta në Kosovë vazhdojnë jetojnë në kujtesën e të gjithë atyre që ishin pjesë e torturave nga më të ndryshmet.
Një nga rastet më prekëse nga lufta për liri është ai i 13 vjeçarit, Elbasan Bunjaku i cili arriti t’i mbijetojë masakrës serbe në fshatin Gllanasellë të Drenasit.
Ky djalosh kishte qëndruar për tri ditë e tri netë më mesin e kufomave të shqiptarëve të masakruar nga serbët, mes të cilëve ishte edhe babai i tij, shkruan InfoPress.
Mbi kufomat e rreth 28 shqiptarëve të masakruar, mes tyre gra fëmijë e pleq ky i ri qëndroi derisa UÇK-ja arriti ta gjejë atë.
Mes lotësh ai kishte rrëfyer këto momente të rënda të jetës së tij që kanë lënë gjurmë te ai përgjitumonë.
“Janë afruar dhe i kanë vra për së afërmi. Unë kam nejtë shtritë…. thojsha që me ba me u çu më vrasin. Nuk jam çu prej aty tri ditë e tri netë, pa hangër dhe pa pi. Pastaj erdhën këta tanët me më marrë, unë kujtojsha se janë shikiet edhe u tutsha. Kur janë afruar, kanë mendu që jam i vdekur, por në atë moment kam lëviz edhe më kanë marrë më kanë çu te shtëpia, te varrezat”, rrëfen mes lotësh ai.PN
Shikoni videon:


