BallinaBotëTrump përfundon vizitat në pesë vendet e Azisë

Trump përfundon vizitat në pesë vendet e Azisë

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Presidenti amerikan, Donald Trump u kthye të martën në mbrëmje në Uashington, duke i dhënë fund turit të tij 12-ditor në pesë vende të Azisë.

Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 21:00 (02:00 GMT) pas një udhëtimi prej 32 000 kilometrash që përfshinte Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin, Filipinet dhe Havain.

Turi i presidentit në vendet e Azisë, përfundoi dje në mëngjes në Filipine i vlerësuar për përpjekjet e tij për nxitjen e marrëveshjeve më të drejta tregtare.

“Këto 12 ditë kanë qenë me të vërtetë të mrekullueshme dhe kam bërë shumë miq të mirë”, tha presidenti Trump për gazetarët ndërsa ai po largohej nga Manila.

“Unë mendoj se kemi bërë një punë vërtet fantastike”, shtoi Trump.

Gjithashtu, Trump tha se ky udhëtim kishte mundësuar bashkimin e vendeve të Azi-Paqësorit kundër programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe testeve të raketave.

Ky udhëtim mbetet një ndër udhëtimet më të gjatë që një president amerikan mund të ketë bërë gjatë dekadave. (ATSH)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz