BallinaBotëNjë anije aliene u shfaq pranë 3 bazave në Antarktidë, ushtarët të...

Një anije aliene u shfaq pranë 3 bazave në Antarktidë, ushtarët të shokuar

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në vitin 1965, një anije e madhe alienësh u pa nga shkencëtarët dhe personeli ushtarak pranë Antarktidës.

Si Arktiku edhe Antarktida janë të famshme për UFO-t, pasi herë pas here gjatë udhëtimit në zonat e ngrira, dikush sheh diçka që nuk mund ta shpjegojë.

Por një zbulim masiv i alienëve ndodhi në vitin 1965, kur shkencëtarët dhe personeli ushtarak i Britanisë së Madhe, Kilit dhe Argjentinës dëshmuan për UFO-t e shumta pranë Antarktidës.

E gjitha filloi kur më 7 qershor 1965, kur meteorologu argjentinas Jorge Stanich vërejti në qiell një objekt të verdhë të ndritshëm në një distancë prej 2,000 metrash, i cili u zhduk pasi qëndroi në vend për disa minuta.

Sipas Stanich, objekti enigmatik kishte një diametër prej rreth 50 metrash. Stanish dëshmoi të njëjtin objekt ditës tjetër.

Vëzhgimi masiv i UFO-ve vazhdoi edhe në ditët në vijim, ndërsa objektet në qiell, u shtuan.

Më 18 qershor, një tjetër zbulim masiv ndodhi mbi bazën kiliane, po në atë ishull.
Më 3 korrik, nëntë anëtarë të së njëjtës bazë vëzhguan për 20 minuta manovrat e anijes, e cila herë pas here ndryshonte ngjyrën dhe zhvendosej në qiell me shpejtësi të lartë.

Më vonë, objekti i njëjtë u pa nga 17 vetë mbi bazën argjentinase në të njëjtin ishull në një afat kohor rreth një orë.

Më 4 korrik, një dritë e çuditshme u vërejt mbi bazën Britanike, ku shkencëtarët dhe personeli ushtarak raportonin për një dritë të kuqërremtë në qiell, e cila ishte e dukshme për rreth 20 minuta.

Pas ngjarjeve, forcat kiliane, argjentinase dhe britanike, raportuan secila në ministritë e mbrojtjes së vendit të tyre.

Sipas raportit, kur ndodhi shfaqja e UFO-ve u në qiell, në të gjitha bazat ushtarake pati çrregullime të mëdha magnetike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz