BallinaLajmeBeqaj dhe ambasadori i Zvicrës bisedojnë për përmirësimin e imazhit të Kosovës

Beqaj dhe ambasadori i Zvicrës bisedojnë për përmirësimin e imazhit të Kosovës

Të ngjajshme

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Ministri Beqaj me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Temë e takimit ishte përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve, si ambasadorë më të mirë të vendit, si dhe shkëmbimi i përvojave, trajnimet dhe konsulenca.

Ambasadori Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.

Ministri Beqaj dhe ambasadori Lebet u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrueshmërinë në sektorin privat.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz