BallinaLajmeHaradinaj: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë lehtësira...

Haradinaj: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë lehtësira për prodhuesit e qumështit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Në përputhje me premtimet e dhëna dje në takim me prodhuesit e qumështit, kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ofrimin e lehtësirave doganore për prodhuesit e qumështit në Republikën e Kosovës. 


“Jemi të angazhuar që t’i mbrojmë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, dhe në funksion të këtij angazhimi nga 1 janari i vitit të ardhshëm prodhuesit dhe fermerët do të lirohen nga dogana dhe akciza për pajisjet dhe makineritë që përdoren në sektorin e prodhimit të qumështit”, tha kryeministri Haradinaj në takim të serishëm me përfaqësues të këtij sektori, të udhëhequr nga Besim Kuqi.

Njëkohësisht do të shikohen të gjitha mundësitë për donacione si dhe të rishqyrtohen subvencionet qeveritare, që nga to të përfitoj edhe ky sektor.

Në takimin e sotëm që kryeministri ka zhvilluar me delegacionin e prodhuesve të qumështit ishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz