BallinaSportMessi: Më vinte turp për kthimin në Kombëtare

Messi: Më vinte turp për kthimin në Kombëtare

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ylli i Argjentinës, Leo Messi ka treguar se i ka ardhur shumë turp të komunikojë lajmin e kthimit në Kombëtare, pasi kishte vendosur fillimisht të largohej

Nëse kombëtarja e Argjentinës arriti të kualifikohej në Botërorin “Rusi 2018”, kjo mbi të gjitha falë Leo Messit, që në momentin më të vështirë të kombëtares së drejtuar nga Jorge Sampaoli arriti të shënonte het trik ndaj Ekuadorit, në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar.

Ylli i jashtëzakonshëm i Barcelonës, tashmë i grumbulluar me Argjentinën, ka kthyer kohën disi pas për të folur mbi zgjedhjen e para një viti për t’u tërhequr nga kombëtarja pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës përballë Kilit, në verën e vitit 2016.

“Ishte një vendim që nuk e mora në gjaknxehtësi e sipër, por, të them të drejtën më erdhi shumë turp kur thashë më pas se doja të rikthehesha në kombëtare”, tha Messi për Direct TV Sports.

“Sigurisht që në atë moment, trajneri Bauza dhe shokët e skuadrës më ndihmuan shumë. Si e përjetoj futbollin? Tashmë në të 30-at e mia kam një pikëpamje të ndryshme nga shumë vite më parë. Them se më pëlqen edhe më shumë. Përfitoj nga çdo rast që më jepet, brenda dhe jashtë fushe. Sa i përket situatës në kombëtare, them se kam përjetuar momente të ndryshme. Sot jam më i qetësuar, por kur më kritikojnë e përjetoj shumë keq”, u shpreh ai në fund. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz