BallinaLajmeQëndron Kastrati i Vetëvendosjes e bën abuzimin më të madh me fëmijët...

Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes e bën abuzimin më të madh me fëmijët në fushatë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Kamenicës Qendron Kastrati po abuzon me të madhe me fëmijët në fushatë. Madje, këtë e bën shumë hapur, duke publikuar edhe fotografi në Facebook. Por, ky nuk është rasti i vetëm që anëtarë të këtij subjekti bëjnë veprime të ngjashme. Përdorimi i fëmijëve në fushata nuk lejohet, përveç nëse të njëjtët janë familjarë të tyre.

Qëndron Kastrati, i cili po kandidon për komunën e Kamenicës, ka filluar fushatën ende pa nisur ajo edhe zyrtarisht. Ai po i shfrytëzon të miturit për të bërë fushatë më ta.

Kandidati i Vetëvendosjes, i cili është në balotazh me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdullin, është duke i shfrytëzuar të gjitha mënyrat që ta fitojë këtë komunë, sikurse është edhe rasti me abuzimin e fëmijëve siç edhe shihet në foto.

Në këso raste zakonisht Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të gjithë atyre që i shfrytëzoje  fëmijët për këso qëllim u ka shqiptuar edhe gjoba.

Ndërkaq, rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ për Kamenicën tregojnë se Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh me Shaip Surdullin.

Qëndroni në rundin e parë ka arrit të marrë 33.33 për qind të votave, ndërsa Surdulli mbetet pas tij me 28.81 për qind.

Pas ata kanë lënë PDK-në me 15.30 për qind dhe AAK-në me 14.51 për qind të votave./GazetaExpress/

Koalicioni LDK-PDK në Kamenicë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz