BallinaLajmePresidenti i Kosovës falënderoi komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë

Presidenti i Kosovës falënderoi komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë

Të ngjajshme

Flamuri i UÇK-së në Hagë: avokatët e mbrojtjes japin mesazh përmes një fotografie simbolike

Avokatja ndërkombëtare Annie O’Reilly, pjesë e ekipit mbrojtës të...

Të shtëna me armë në Oklahoma, plagosen të paktën 10 persona

Të shtënat me armë të dielën në mbrëmje në...

Përparim Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve në Dardani

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës,...

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër ‘’RUN’’

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.

“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.

Presidenti Thaçi theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz