back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKryeparlamentari Veseli takoi komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo

Kryeparlamentari Veseli takoi komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, Giovanni Fungo.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi gjeneralin Fungo për rolin dhe kontributin e madh të misionit të KFOR-it në vendin tonë, jo vetëm gjatë udhëheqjes së tij, por që nga viti 1999.

Veseli vlerësoi se falë kësaj prezence të NATO-s, Kosova ka arritur të ndërtohet dhe konsolidohet si një vend i sigurt, stabil dhe i pacenueshëm, duke u kthyer madje në një prodhues të stabilitetit rajonal.

Veseli shtoi po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e meritës për ngritjen e kapaciteteve të plota dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i atribuohet KFOR-it, si një nga mbështetësit kryesor të saj.

Gjenerali Fungo, i cili ka përfunduar detyrën e tij në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës i kanë ofruar KFOR-t, në funksion të misionit të përbashkët për një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mirëkuptues midis të gjitha komuniteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz