BallinaShqiptareKy është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin tragjik

Ky është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin tragjik

Të ngjajshme

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët...

Athanas Xhavara 45 vjeç është biznesmeni që humbi jetën në aksidenti  rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25 tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.

“Tv Klan” raporton se 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive.

Bizneset e Xhavarës janë të përqendruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.

Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz