back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeBlerta Deliu- Kodra priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

Blerta Deliu- Kodra priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Blerta Deliu- Kodra, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Piero Cristoforo Sardi.

Në fillim të këtij takimi, ambasadori italian ka uruar kryetaren e komisionit znj. Deliu- Kodra për marrjen e detyrës së re si kryetare e këtij komisioni. Ndërsa, kryetarja Deliu- Kodra fillimisht ka falënderuar ambasadorin Sardi  për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Po ashtu, kryetarja e njoftoi ambasadorin për punën dhe prioritetet e Komisionit për Integrime Evropiane, që ndërlidhen me mbikëqyrjen e përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe me mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pasi që përmbushja e këtyre obligimeve nga ana e institucioneve të Kosovës  do të ndikojë drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz