BallinaLajmeNjeriu nga Drenica që pajton familjet mes vete, i shkoi zëri deri...

Njeriu nga Drenica që pajton familjet mes vete, i shkoi zëri deri në Zvicër

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

“Veç emrat e njerëzve të pajtuar dhe të vendbanimeve të tyre mos m’i kërkoni se kurrë nuk jua kallxoj”, ngulmon Vesel Xhemajli. “Nuk ka njeri më të dëmshëm për shoqërinë se i pabesi”.

Në fakt krejt angazhimi i tij për dekada me radhë lidhet me besimin që kanë krijuar njerëzit ndaj Xhemajlit. Ai nuk e di numrin e saktë të hasmërive dhe kontesteve të zgjidhura, por nuk e ka hallin e shifrave.

Mision ka uljen e gjakrave. E nami i ka dalë deri në Zvicër. Një burrë e një grua jetuan gjashtë muaj të ndarë sherri i përplasjeve ndërmjet dhëndrit e vjehrrit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhëndri ishte pajtuar që nusja – e cila ia bëri letrat zvicerane – t’i dilte në krye një zotimi financiar familjar. Pas njëfarë kohe të lidhjes së lumtur, këstet e kredisë së nuses për makinën e babait u futën në mes të dashurisë së çiftit të ri.

Në shtetin helvetik, burrë i hoqën unazat e martesës. Por nusja infermiere nuk ia prishi menjëherë burri letrat. U ndanë shqiptarçe në Zvicër. Përkohësisht. Në Kosovë dikush i çoi fjalë Xhemajlit, 73 vjeç, që të ndërmjetësonte bashkë me shokë.

“Vallahi ka pasë goxha fjalë të vështira, por besomë se në fund u pajtuan dhe u rrokën dorë për dore burrë e grue, edhe gruaja nuk u kthy te baba”, thekson Xhemajli. “Dëgjo bre çka po të them, nuk ka bre ma mirë se kur i bashkon një burrë e një grue”.

Bisedat e gjata, shpesh edhe me fjalë të drejtpërdrejta, në fund ia ndërruan mendjen edhe babait plangprishës. Ai mori përsipër shlyerjen e pjesës së mbetur të kredisë së makinës. Pas njëfarë kohe nusja e kthyer e kishte nxitur babanë t’i ftonte pajtimtarët në iftar./Koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz