BallinaBotëSHBA dërguan bombardues supersonikë mbi Korenë Jugore

SHBA dërguan bombardues supersonikë mbi Korenë Jugore

Të ngjajshme

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët...

Bombarduesit supersonikë të Shteteve të Bashkuara kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean, në kuadër të ushtrimeve ushtarake me aleatët, Japoninë dhe Korenë Jugore, ka njoftuar Forca ajrore amerikane, shkruan Radio Europa e Lirë.Ky fluturim ka ndodhur mbrëmë, një ditë para se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ta fillojë turneun e tij në Azi.Në njoftim theksohet se ushtrimi ishte pjesë e misionit të “pranisë së vazhdueshme të bombarduesve” në Paqësor dhe “nuk paraqet përgjigje ndaj çfarëdo ngjarjeje aktuale”.

Këto fluturime e kanë zemëruar Korenë Veriore, e cila sot herët në mëngjes i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.Presiedenti Trump sot pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër e fillon turneun aziatik, me ç’rast e viziton Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Në muajin korrik të këtij viti, Koreja Veriore i ka lansuar dy raketa ndërkontinentale, të cilat qartas mund të arrijnë në tokën e Shteteve të Bashkuara.Presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz