BallinaRegjionaleDrenasDrenas, kandidati ankohet për manipulim votash brenda partisë!

Drenas, kandidati ankohet për manipulim votash brenda partisë!

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblen Komunale të Drenasit ka marr 1.123 vota apo 5.32%.

Një antëtar i AAK në Drenas i ka dërguar Drenicapressit emrat e tre kandidatëve më të votuar. Fidan Ramadani është më i votuari te AAK me 195 vota. Pas tij vijnë Fisnik Thaçi me 140 vota dhe Shkëlzen Bazaj me 90 vota.

Ky i fundit nuk e pranon këtë rezultat, ngase Bazaj pretendon se ka më shumë vota.

Ai në një prononcim për  Drenicapress, ka thënë se vetëm në fshatin e tij ka mbi 90 vota, si dhe vota në vendvotime tjera.

“Unë vetëm në Terstenik i kam 95 vota, pa i numru nëpër katunde tjera ku kam familjar të mijë”, ka thënë Bazaj.

Ai ka shtuar se po e pret rezultatin përfundimtar nga KQZ-ja dhe më pas me bë një ankesë ngase dyshon për manipulim votash.

“E di që dikush ka bë manipulime me vota të mija. Jam tu prit me dal rezultatet preliminare dhe me bë ankesë”, ka thënë Bazaj.

Rasti i Bazajt nuk është i vetëm në këto zgjedhjet e fundit, ngase shumë kandidat janë ankuar për manipulim votash brenda partive./Drenicapress.info/

Fotografia e Shkelzen Bazaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz