BallinaLajmeTremujor rekord në Aeroportin e Prishtinës

Tremujor rekord në Aeroportin e Prishtinës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e tretë (TM3 2017), me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Në këtë raport bie në sy rritja e numrit të fluturimeve në tremujorin e tretë të 2017-ës. Në këtë tremujor në Aeroportin e Prishtinës u realizuan 2384 fluturime ose 9.6 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 645 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2016) është një rritje për 11.2%.

Ky tremujor paraqet tremujorin me më së shumti udhëtarë në historinë e Aeroportit të Prishtinës. Rekordi i kaluar mbahej në tremujorin e tretë të vitit 2016, me 573 mijë udhëtarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz