BallinaLajmeHaxhiu për Stadiumin Kombëtar: Drenasi nuk është në Afganistan

Haxhiu për Stadiumin Kombëtar: Drenasi nuk është në Afganistan

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se është fat i keq që tre vjet e gjysmë pas vendimit për ndërtimin e  Stadiumit Kombëtar ende të diskutohet për lokacionin e tij.

“Prej momentit të parë, kur kam qenë pjesë e FFK-së, federata dhe ministria kanë kërkuar nga komuna e Prishtinës lokacionin për stadiumin dhe komuna nuk ka ofruar asnjë parcelë për ndërtimin e stadiumit”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

“Pastaj diskutimet kanë ardhur në nivelin e qeverisë, dhe është ofruar pjesa në Bërnicë që është pronë shoqërore”.

“E kam kundërshtuar Bërnicën sepse i përket Obiliqit dhe është një prej zonave më të ndotura dhe erërave të fuqishme dhe mjegullave. Bërnica ka qenë lokacioni i vetëm i ofruar nga Agjencioni Kadastral dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Zyrtarët e Komunës së Prishtinës bash asgjë nuk kanë bërë në këtë drejtim”, është shprehur ai.

Më tej Haxhiu ka thënë se është kërkuar edhe nga Komuna e Fushë Kosovës që të ndajë një lokacion dhe kjo sipas tij ka ndodhur por që ajo parcelë sipas tij ka qenë e papërshtatshme.

“Kurse në Drenas është më afër aeroportit, më afër autostradës. Nuk po flasim për një Drenas që është në Afganistan”.

“Bëhet fjalë për distancën 16 kilometra nga Hotel Grandi, kurse Bërnica nga Hotel Grandi është 10.8 km”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz