Drenasi është një nga komunat të cilat nuk do të shkoj në balotazh, pasi atje ka fituar bindshëm Partia Demokratike e Kosovës.
Por festa për fitoren e PDK’së në Drenas, nuk ka mbaruar ende, pasi këtë herë është një nga kandidatët për asamble komunale i cili ka organizuar festën e fitores.
Elmi Shala është një nga kandidatët më të votuar të PDK-së në Drenas, ndërsa për t’i falenderuar votuesit ai ka zgjedhur të organizoj një festë, shkruan Magazina.al
Në festën e vëllait të dy heronjëve të Kosovës, Bedri dhe Shaban Shala, nuk ka munguar as kryetari i sapozgjedhur Ramiz Lladrovci dhe figura të tjera nga kjo parti, por edhe “muhabeti” për të ftuarit ka qenë mjaft i madh./Magazina.al/