back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeE pabesueshme çfarë i kërkuan spanjollët kryeministrit Haradinaj dhe FSK-së

E pabesueshme çfarë i kërkuan spanjollët kryeministrit Haradinaj dhe FSK-së

Të ngjajshme

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka refuzuar, të premten, një takim e pastaj edhe një konferencë të përbashkët me zyrtarët e lartë në NATO’s, në Selinë e KFOR’it, në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi Kryeministri kosovar nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në Aleancën Veri-atlantike që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Shef i Qeverisë. Diplomati spanjoll, po ashtu, kishte kërkuar që zyrtarët e FSK’së të mos ishin të uniformuar në takim. Express sjell detajet.

Pikërisht në ditën kur Spanja u përballë me pavarësinë e Katalonjës, një përfaqësues i Spanjës, më saktësisht ambasadori spanjoll në NATO ka tentuar të shpërfillë pavarësinë e Kosovës në bazën e KFOR’it në Dragodan të Prishtinë. Ai ka vënë kushte se si  të prezantohen institucionet e Kosovës në takimin me ambasadorët e NATO’s.

Ambasadori spanjoll kishte kërkuar që asnjë zyrtar i Shtetit të Kosovës të mos prezantohen në takim me funksionet që ushtrojnë. Kishte kërkuar që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Kryeministri. Veç kësaj, kishte kërkuar që  ministri i FSK’së të prezantohet pa titullin e Ministrit dhe Zëvendëskomandanti i FSK’së pa uniformë pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e rrjedhimisht as statusin zyrtar të këtyre personaliteve.

Burime të Express kanë treguar se reagim ndaj kësaj situate, Kryeministri Haradinaj as edhe pas negociatave me pjesëmarrësit  e delegacionit, nuk ka pranuar të marrë pjesë në takim.

Pra, ai ka anuluar takimin me delegacionin e udhëhequr nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO’s dhe konferencën për media.

Zyrtarja e lartë e NATO’s gjatë ditës së djeshme është takuar me Presidentin Thaçi ndërkohë që vetëm dy ambasadorë, ai i Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë ardhur për takime me Thaçin dhe Haradinajn në ndërtesën e institucioneve të Kosovës

Delegacioni i NATO’s është udhëhequr nga zëvendëssekretarja gjenerale e NATO’s Rose Gotenmoeller. Ajo u është referuar zyrtarëve të Kosovës vetëm me emra personal, pa përmendur pozitat, duke u kujdesur që të mos paragjykohet asgjë rreth shtetësisë së Kosovës.

Ky qëndrim i NATO’s është pasojë e mosnjohjes nga 4 vende anëtare, nga 29 sa ka kjo aleancë ushtarake.

Kështu, numri dy i NATO’s Presidentit Thaçi nuk i është referuar me postin që mban por vetëm me ” z.Thaçi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz