G. Qorrit nga Drenasi kandidat për këshilltar në asamblenë komunale në Drenas nuk i është numëruar as vota e tij e as e familjës.
Kronikapress ka kontaktuar me z.Qorri dhe ai na pohojë se kjo gjë është e vërtetë dhe në vendvotimin ku ai kishte kryer obligimin qytetar pas publikimit të rezultateve kishte 00 vota.
Në pyetjen se nëse ka bërë ndonjë gabim gjatë votimit ai u shpreh :
“Nëse do ishte hera e parë kish thënë njeri, po në atë vendvotim kanë votu edhe familja ime dhe rezultati është 0 vota”.
Ndryshe edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga “Nisma për Kosovën”, Isa Xhemajlaj, nuk ka pranuar rezultatin zgjedhor duke thënë se do të dalin prova nga të cilat do të kontestohet procesi zgjedhor.

